Rama: Do të rrisim ekonominë në 5%

Rama ka premtuar ulje te papunësisë dhe mbeshtetje për bujqësinë

Kryetari i PS-së, Edi Rama gjatë një takimi që ka zhvilluar sot me qytetarë në Gramsh, deklaroi se sot më shumë se kurrë, Shqipëria që duam ka nevojë për popullin e bashkuar.

“Vetëm të bashkuar mund të hapni rrugën e revolucionit në administratën shtetërore dhe mund të bëni të mundur që pas 27 vitesh, zyrat e shtetit të jenë zyra ku i shërbehet qytetarëve”, tha Rama.

Rama u shpreh ndër të tjera se, qeveria nën drejtimin e PS-së do të rrisin ekonominë në 5%, do të ulë papunësinë dhe pagën minimale e cila nuk do të jetë me e vogël se 300 mijë lekë, ndërsa mbështetja për bujqësinë dhe fermerin do të jetë më e drejtpërdrejt.

“Ka diçka shumë më të rëndësishme se e majta dhe e djathta. Kjo është Shqipëria, familja dhe e ardhmja e fëmijëve tanë. Që nga viti 1991 partitë vijnë tek ju për të marrë vota dhe përsërisin uljen e taksave dhe shpenzimet e mëdha. Prej vitit 1991 deri në vitin 2013, partitë morën votën tuaj, por shtetin e trajtuan si tepsi për pushtetin e tyre”, tha Rama.

Back to top button