Rama thirrje Bashës: Mos ja kurse popullit shqiptar këtë nevojë

Rama kërkon bashkëpunim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka bërë thirrje kreut të PD, Lulzim Basha të bëhen bashkë në këto ditë të vështira për shqiptarët.

Në mbledhjen e qeverisë, mëngjesin e së dielës, Rama tha se i vetmi instrument që mungon në përpjekjen për të siguruar qytetarët është ngurrimi i opozitës për tu përfshirë në këtë proces.

Ndërsa shtoi se është koha për bashkim dhe jo për ndarje politike.

“I vetmi element që mungon në këtë përpjekje për të analizuar të gjitha forcat është skepticizmi, po e themi, i opozitës për tu përfshirë në këtë proces dhe për të pasur përfaqësuesit e vet në gjithë këtë rrjet. Nuk e kuptoj dot atë qasje refuzuese ndaj nevojës që edhe forcat politike të ulen ne një tryezë dhe të bëjnë përpjekje që të kuptojnë me njëra-tjetrën është koha që realisht të reflektohet mbi këtë. Kjo nuk është politika. Dhe as në atë kuptim që fatkeqësisht ju është dhënë politikës në këtë vend sepse politika ka lindur pikërisht për këtë, që njerëzit së bashku të adresojnë sfida dhe të zgjidhin probleme që nuk zgjidhjen domosdomshërish mirë apo fare kur janë vetë, është instrument për të bërë mrekullira nuk është ajo që fatkeqësisht është katandisur këtu. Nuk e kuptoj domethënë që të ulen në tryezë të gjithë përfaqësuesit e njerëzve të zgjedhur të këtij vendi qenka propagandë. Propagandë është të lësh njerëzit në pasiguri kur ke mundësi të bësh më shumë ndërkohë flet për gjëra që u takojnë të tjerëve, atyre që janë terren. S’dua të bëj polemikë dhe nuk asnjë nge të merrem me politika por i bëj thirrje Lulzim Bashës, opozitës të mos ja kursejë popullit shqiptar këtë nevojë, është në nevojë e popullit shqiptar kjo, nuk është nevojë e imja personal dhe nuk po kërkoj të behet për mua dhe për ne. Është nevoja e njerëzve që të shikojnë kudo energji pozitive, bashkim, njerëz që nëse në ditë të mira e kanë të vështirë ti thonë po njëri-tjetrit në ditë të tilla të zeza janë të gatshëm ta shohin njëri-tjetrit si qenie njerëzore dhe jo sipas statusit, uniformës apo ngjyrës. Thirrja ime është të mos humbasim kohë dhe të mos u kursejmë njerëzve këtë kërkesë natyrale në këto kushte”, tha Rama.

Tërmeti i ditës së martë me magnitudë 6.4 ballë mori jetën e 51 personave.

Në prill të vitit 1979, një tërmet me magnitudë 6.9 ka goditur Shqipërinë dhe shtetin fqinj, Malin e Zi, duke lënë 136 persona të vdekur dhe më shumë se 1 mijë të lënduar.

Back to top button