Rama: Timoni është i yni

Ai kërkoi që të numërohen votat me kujdes

Pas përfundimit te votimit kryeministri Edi Rama, u ka dërguar një mesazh deputeteve ku nder te tjera u ka thënë se “timonin do ta kemi”, duke iu referuar te dhënave paraprake qe kane dale nga procesi i votimit në të gjithë vendin.

Ai ka kërkuar “mobilizim total për çdo votë në numërim dhe qetësi e durim ndaj çdo provokimi!”

SMS-ja e Ramës për deputetët sipas të gjitha te dhënave timonin do ta kemi; Ju lutem ju lutem ju lutem mobilizim total për çdo vote ne numërim dhe qetësi e durim ndaj çdo provokimi!

Na duhet proces i pastër dhe i pakontestueshëm; Rroftë Partia Socialiste; Rroftë çdokush qe ka punuar dhe po punon për qëllimin tone te drejte. Rroftë çdo njeri i zakonshëm i këtij vendi qe na ka besuar dhe mirëkuptim i plote për këdo nuk na ka votuar.

Tani përqendrim maksimal dhe disipline shembullore, për ta çuar me nder, deri ne numërimin e votës se fundit këtë beteje historike për Shqipërinë qe duam.

Back to top button