Adresa unike shtetërore për familjet e prekura nga tërmeti

Adresa unike shtetërore për familjet e prekura nga tërmeti

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një adresë, ku qytetarët mund të kontribojnë në mbështetje të familjeve të prekura nga tërmeti, shkruan rtv21.tv

“Adresa unike shtetërore për të kontribuar në mbështetje të familjeve të prekura nga fatkeqësia natyrore, https://e-albania.al/dhuro/?fbclid=IwAR2OdhyM-cNfDHEgY7fIx60GPfA5K6UP1f2LXLqeKkfcm7vhGWuwDlNUldE“, ka shkruar në Facebook Edi Rama.

Ndërkohë ka shkuar në 29 numri i viktimave nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Tiranë dhe Durrës.

Sot qeveria e Shqipërisë, miraton vendimin për ditën e zisë kombëtare. Në mbledhjen e hapur të qeverisë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama shpjegoi se do të dëshironte që të kishte 3 ditë zie, por për shkak të festave kjo, tha Rama, e pamundëson. Ai tha se 28-29 nëntorin nuk do të jenë ditë feste, por ditë solidariteti për viktimat e tërmetit. Edhe në Kosovë  është shpallur dita e sotme si ditë zie.

Shqipëria në mëngjesin e së martes është tronditur nga disa tërmete të forta të njëpasnjëshme, me pasoja në njerëz dhe dëme të mëdha materiale. Në mesin e viktimave që kanë humbur jetën nga tërmeti në Shqipëri janë edhe dy vëllezër nga Gjilani./21Media