Rama me një apel për qytetarët

Rama me një apel për qytetarët

Komandanti i FSK-së, gjeneral-lejtënant Rrahman Rama, në emisionin “Argument Plus” të RTV21, ka treguar se për çka kanë më shumë nevojë personat e prekur nga tërmeti që goditi Shqipërinë në mëngjesin e 26 nëntorit.

“Unë kisha bo apel tek të gjithë qytetarët që mos të grumbullojnë ndihma ushqimore sepse vetëm mund të prishen ato dhe nuk kanë nevojë, por ky është mesazh edhe i shtetit shqiptar, edhe i autoriteteve shqiptare, por edhe i ushtrisë shqiptare. Ata kanë nevojë për strehim, kanë nevojë për tenda, kanë nevojë për batanije, kanë nevojë për krevate fushore. Ne e kemi nis një kontingjent për Shqipëri me tenda me krevate fushore, batanije, jastëk dhe nevoja tjera që i kanë”, ka thënë Rama.

Shifra e të vdekurve nga tërmeti i së martës në Shqipëri ka arritur në 49, ndërsa të lënduar janë qindra persona./21Media