Liderët shtrinë dorën

Liderët shtrinë dorën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, sot biseduan për një marrëveshje midis të tre vendeve, për qarkullimin e lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve.

“Dokumentin që do të shihni bazohet në lirinë e lëvizjes së kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve, sepse mendoj se njerëzit në vendin tonë meritojnë një jetë më të mirë dhe më pak papunësi”, deklaroi Vuçiq.

Edhe Edi Rama edhe Zoran Zaev janë shprehur të kënaqur me marrëveshjen e cila pritet të hyjë në fuqi në vitin 2021./TV21