Ramadani thotë se duke qëndruar 2 metra larg njëri-tjetrit s’ka përhapje të virusit

Ramadani thotë se duke qëndruar 2 metra larg njëri-tjetrit s’ka përhapje të virusit

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Naser Ramadani në konferencën e sotme të mbajtur nga Ministria e Shëndetësisë ka folur edhe për procesin e zgjedhjeve në Podujevë.

“Deri më sot, asnjë indikator nuk na ka lajmëruar se në Podujevë nesër ka rrezik për shfaqjen e sëmundjes”, ka thënë Ramadani.

Ai ka thënë se KQZ-së u janë dërguar udhëzuesit e posaçëm se si të mbrohen.

“Të dielën jemi të bindur dhe i kemi dhënë rekomandime KQZ-së se në secilin vendvotim, të mbajnë distancë 2 metra, pa shkaktuar ndonjë grumbullim të madh. Dhe 2 metra larg njëri-tjetrit ne garantojmë se s’ka përhapje të sëmundjes”, ka thënë Ramadani.

Në Komunën e Podujevës nesër do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kyretar komune./21Media