Ramadani: Tutuni nga koronavirusi pasi të sëmuren mjekët

Ramadani apelon për kujdes dhe parapërgatitje

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, tregoi se në Kosovë janë identifikuar pesë persona që kanë ardhur nga Kina dhe të cilët në kontrollin mjekësor në aeroport kanë rezultuar negativ.

Por sidoqoftë kjo nuk do të thotë se mund të mos vijnë persona të tjerë, dhe mund të mos vijnë persona të cilët tashmë kanë mundur të jenë të infektuar edhe në ndonjë shtet tjetër të Ballkanit ose të Evropës”, tha Ramadani për RTV21.

Tutje ai tha se paniku nuk duhet të ekzistojë tek qytetarët e Kosovës, por duhet të ekzistojë kujdesi dhe parapërgatitja sepse ato bëjnë që të mbrohemi prej virusit.

Rastet e para janë në kontakt me profesionistët shëndetësor dhe ne jemi më të rrezikuarit në këtë rast, ne nuk kemi vend për panik sepse nuk po kemi kohë as me mendu për panik duke u marrë me masat parandaluese. Kështu që qytetarët mos të tuten, kur ta shohin që mjekët po sëmuren atëherë le të fillojnë kapak me u tutë, por prapë jo panik, por të marrin masa parandaluese. Kryesorja është që t’i përmbahen në mënyrë striktke rekomandimeve të Institutit Kombëtar”, theksoi Ramadani./21Media

Back to top button