Kërkon partinë e cila i ofron mundësi dhe kushte

Kërkon partinë e cila i ofron mundësi dhe kushte

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi ka njoftuar se nuk është më pjesë e kësaj partie dhe as e listës së kandidatëve për deputetë nga kjo parti.

“Meqenëse ky qark kohor kaloi, mundë të deklarojë se unë, Ramiz Kelmendi nuk jamë pjesë e LDK-së dhe listës së LDK-së”, ka thënë Kelmendi.

Ai përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se tani në strukturat e LDK-së janë bërë ndryshime pozitive edhe me vetë emërimin e kandidates për kryeministre, si bartëse e listës së LDK-së, ndaj thotë se ka kërkuar pozicionin e tij nga kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa.

“Nga bisedat e djeshme kemi arritur pajtueshmëri që rrugët e përbashkëta me LDK-në të nga ndahen, në mënyrë që unë të kem mundësi për të kërkuar partinë politike e cila më ofron mundësi dhe kushte që ti realizoi dhe përmbushë vizionet e mia”, ka thënë ai./21Media