Kelmendi ka pranuar një raport shëndetësorë nga Turqia

Kelmendi ka pranuar një raport shëndetësorë nga Turqia

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi ka njoftuar se më nuk është pjesë e asnjë partie politike të Kosovës.

Kelmendi ka treguar se largimi i tij nga angazhimi politik ka ardhur si pasojë e problemeve shëndetësore.

Në mbrëmje kam pranuar këtu, raportin personal shëndetësorë nga Turqia, ku mjekët specialist më referojnë që shëndeti im kërkon të mbahet stabil dhe nën kontroll në kontinuitet. Pozita ime shëndetësore, referuar mjekëve turq, kërkon regjim të qetë, larg aktiviteteve që nxisin stres dhe kërkojnë energji të dyfishuar, ndaj dhe me këtë më pamundësohet pjesëmarrja aktive në jetën politike“, ka treguar Kelemendi.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se pas largimit të tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka pranuar oferta mëse serioze për rrugëtim të mëtejmë politik.

“Në këtë mes dua që sinqerisht dhe përzemërsisht të falënderojë jo veç për ofertat, por edhe për vlerësimin, garancat dhe gatishmërinë për të më dhënë besimin e projektit ekonomik për Kosovën, z.Kadri Veseli – Kryetar i PDK-së dhe i Kuvendit dhe z.Ramush Haradinaj – Kryetar i AAK-së dhe kryeministër në detyrë“, ka shkruar Kelmendi në Facebook.

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi sot ka treguar se nuk është më pjesë Lidhjes Demokratike të Kosovëse dhe as e listës së kandidatëve për deputetë nga kjo parti. /21Media