Erdhi në jetë mbesa e Ramiz Lladrovcit

Erdhi në jetë mbesa e Ramiz Lladrovcit

Kryetari i Komunës së Dreansit, Ramiz Lladrovci konsiderohet si një prej politikanëve më të komentuar, për shkak të deklaratave të tij pa asnjë kompleks.

I pari i Drenasit , 53 vjeç, sot ka ndarë një gëzim me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Lladrovci është bërë gjysh i një mbese, shkruan rtv21.tv

Djali i tij,  Lapidari dhe nusja Arlinda kanë sjellë në jetë një vajzë të cilën e kanë pagëzuar Arla.

“Erdhi Arla në jetë, mbesa ime! Përgëzime për Arlindën dhe Lapidarin. Qoftë e lumtur!”, ka uruar ai djalin dhe rejen përmes një postimi në Facebook, ku ka ndarë edhe fotografi të mbesës së sapo ardhur në jetë.

Erdhi Arla në jetë, mbesa ime! Përgëzime për Arlindën dhe Lapidarin. Qoftë e lumtur!

Gepostet von Ramiz Lladrovci am Freitag, 13. September 2019

Lapidari dhe Arlinda u martuan në gusht të vitit të kaluar.  /21Media