Gruaja deklaroi se produksioni e përdori historinë e saj pa leje

Gruaja deklaroi se produksioni e përdori historinë e saj pa leje

Jennifer Lopezit dhe realizuesve të filmit “Hustlers” u ka dal punë me drejtësinë.

Sipas dokumenteve gjyqësorë të cilat janë mundur të sigurohen nga “The Blast” , kompania 50-vjeçare “Nuyorican Productions”, “STX Enterteinment” dhe Lopez’s Nuyorican Productions janë paditur me një shumë të konsiderueshme parash prej 40 milionë dollarë nga gruaja që frymëzoi rolin e personazhit kryesor “Ramona”.

Gruaja në fjalë është striptiste e quajtur Samanta Barbash, e cila deklaroi se kompania e produksionit e përdori historinë e saj pa leje. Ajo ka vijuar duke thënë se karakteri i saj në “Hustlers” është prezantuar si një ikonë e keqe ku përdorte dhe prodhonte substanca ilegale në të njëjtin ambient ku rriste dhe fëmijën e saj.

Barbash theksoi se këto janë të pavërteta dhe ofenduese, përcjell rtv21.tv

Filmi u bazua në një artikull të New York Magazine të vitit 2015 në lidhje me grupin e vajzave, por Barbash ka thënë që ajo nuk pranoi të shiste të drejtat e saj për prodhuesit e filmit, duke thënë se ata i ofruan asaj “kikirikë”.

Kompania e Jennifer Lopez duket se është në probleme të mëdha ku përveç shumës së paditjes të gjithë producentët duhet t’i dorëzojnë Samanta-s të gjitha kopjet e filmit.

JLo u nominua në Golden Globes, për rolin e saj si Ramona në filmin “Hustlers”. Hera e fundit kur 50-vjeçarja ishte nominuar për Golden Globes ishte në vitin 1998, për filmin “Selena”.

Kujtojmë se “Hustlers”  ishte ndaluar në Malajzi për shkak të “përmbajtjes së tepërt të pahijshme”./21Media