Ramos flet për Neymarin

Ramos flet për Neymarin

Mbrojtësi i Real Madrid, Sergio Ramos foli për gazetarët pas përfundimit të takimit me Valladolid 1-1.

Ramos ndër të tjera u pyet dhe për Neymar, i cili lidhet me një transferim të mundshëm te skuadra madriliene.

“Neymar është një superlojtar, një nga 3 më të mirët e botës, do të ishte një vlerë e shtuar në ekip”, deklaroi Ramos.

“Los Blancos” janë në bisedime me Paris Saint-Germain për sulmuesin 27 vjeçar dhe mund ta mposhtin Barcelonën për firmën e tij.