Reali barazoi me Real Betis

Reali barazoi me Real Betis

Mbrojtësi spanjoll, Sergio Ramos e pranoi se Real Madrid e humbi një mundësi të mirë për të rimarrë kreun e La Ligas.

Dje Reali barazoi me Real Betis, por nëse do të fitonte do të bëhej lider, në kampionatin spanjoll, pasi Barcelona u mposhtë nga Levante.

Kapiteni i Real Madrid tha se është i zhgënjyer sepse ishte shans i mrekullueshëm.

“Sot ishte një mundësi e mirë për tu bërë liderë. Ne luftuam që nga minuta e parë, por nuk mundëm të shënonim. Është një ndjesi e keqe, patëm mundësi të rimarrim kreun”, tha ai.

Real Madrid gjendet në vendin e 2-të me 22 pikë, po aq sa ka edhe Barcelona që është në vendin e parë./21Media