Kapiten i madrilenëve ka kundërshtuar emërimin e Antonio Contes në stolin e Realit

Kapiten i madrilenëve ka kundërshtuar emërimin e Antonio Contes në stolin e Realit

Refuzimi i bërë nga Sergio Ramos ka hedhur poshtë mundësinë e emërimit të Antonio Contes në krye të Real Madridit, në vend të të shkarkuarit Julen Lopetegui.

Sipas gazetës AS, fjalët e kapitenit të Realit, që futbollistët nuk janë dakord me rregullat strikte të trajnerit italian, kanë pasur peshë në bisedimet mes palëve, që thuajse ishin marrë vesh për gjithçka për të nënshkruar kontratën.

Conte është ende nën kontratë me Chelsean që detyrohet t’i paguajë 10 milionë eurosh.

Kujtojmë që menjëherë pas humbjes turpëruese 5-1 me Barcelonën, Ramos, i pyetur për mundësinë e afrimit të Contes ishte shprehur se “respekti fitohet, nuk blihet”.