Kapiteni i Los Blancos mund t’i jap lamtumirën klubit gjatë verës

Kapiteni i Los Blancos mund t’i jap lamtumirën klubit gjatë verës

Gazeta “Marca” ka lëshuar një lajm bombastik sot, duke raportuar që Sergio Ramos po mendon largimin nga Real Madridi.

Kapiteni dhe legjenda e këtij klubi nuk është i kënaqur me politikat brenda Realit dhe dëshiron të nisë një aventurë të re në një klub tjetër.

Menjëherë në sulm për 33-vjeçarin janë hedhur Manchester United dhe Paris Saint-Germain, klube këto që tash e sa kohë kishin shprehur interesim për të.

Ramos është pjesë e Realit që nga viti 2005, ku ishte transferuar nga Sevilla.