Ramos ka shënuar më shumë gola ndërkombëtare se disa nga sulmuesit më të mirë

Ramos ka shënuar më shumë gola ndërkombëtare se disa nga sulmuesit më të mirë

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergoi Ramos, dje gjatë fitores së Spanjës ndaj Rumanisë, ka shënuar golin e 21 personal për kombëtaren spanjolle.

Me këtë gol mbrojtësi është bërë pjesë e 10 golashënuesve më të mirë në historinë e Spanjës, duke barazuar rekordin e ish-mesfushorit të Real Madridit, Michel.

Çka e bënë edhe më interesantë këtë statistikë është se Ramos ka shënuar më shumë gola ndërkombëtare sesa disa nga legjendat e futbollit si David Beckham, Francesco Totti, Franck Ribery dhe Carlos Tevez, të cilët kanë pasur pozita sulmuese.

Ndeshja mes Spanjës dhe Rumanisë, në kuadër të kualifikimeve për euro 2020, ka përfunduar me rezultat 2-1 në favor të Spanjës./21Media