Nga sezoni i ardhshëm pritet t'i bashkohet Juventusit

Nga sezoni i ardhshëm pritet t’i bashkohet Juventusit

Mesfushori uellsian nuk ka pranuar të vazhdojë kontratën me “Topçinjtë”.

Duke filluar nga sezoni i ardhshëm, Aaron Ramsey pritet t’i bashkohet Juventusit.

Sipas Daly Mail, për mesfushorin uellsian të Arsenalit, që në përfundim të sezonit do të jetë lojtar i lirë, interesohen edhe Liverpooli me Chelsean, por kampionët e Italisë janë në avantazh për transferimin e 27-vjeçarit.

Mësohet se drejtuesit e Juventusit kanë vendosur të nënshkruajnë një para kontratë që në janar, moment kur Ramsey do të ketë të drejtë të futet në bisedime me ekipe të tjera.

Nëse skuadra torineze nuk do të paguajë për kartonin e mesfushorit, atëherë do t’i siguronte një pagë që kap shifrën 250 mijë funte në javë.

Liverpooli dhe Chelsea e tundojnë Ramseyn për faktin që do të qëndronte në Angli me familjen e tij, por oferta e Juventusit mund ta bind atë që të transferohet në Serie A.