Uellsiani do të fitojë 400 mijë paund në javë

Uellsiani do të fitojë 400 mijë paund në javë

Aaron Ramsey ka firmosur një kontratë të majme me Juventusin. Uellsiani që do të transferohet tek kampioni italian më 1 korrik, do të fitojë 400 mijë paund në javë.

Gjatë 4 vjetëve sa do të qëndrojë në Torino, lojtari aktual i Arsenalit do të arkëtojë 83 milionë paund.

Gjiganti italian njoftoi mbrëmjen e së hënës së Ramsey ka firmosur kontratë 4-vjeçare dhe do t’i bashkohet klubit sapo të skadojë kontrata mes lojtarit dhe Arsenalit.

Ramsey shfrytëzoi rrjetet sociale për të falënderuar të gjithë tifozët e Arsenalit për mbështetjen, ndërsa premtoi se do të japë maksimumin deri në fund të sezonit.