Futbollisti uellsian është edhe një hap më pranë transferimit te Juve

Futbollisti uellsian është edhe një hap më pranë transferimit te Juve

Juventusi mesa duket ka fituar garën me Paris Saint-Germain dhe Bayern Munichun, për transferimin e Aaron Ramsey nga Arsenali.

Vetë drejtori Paratici i Juventusit, ka konfirmuar interesimin, ndërsa mediat angleze tregojnë edhe detaje nga kontrata, e cila do të jetë për pesë vite, me një rrogë 6.5 milionë euro në sezon, plus bonuset lidhur me prezencat në fushë.

Në Angli raportojnë se marrëveshja mes palëve është arritur, dhe se është nënshkruar edhe një para-kontratë, që ai do të shkojë në Torino.

28-vjeçari do t’i bashkohet Juves si lojtar i lirë në verë pasi kontrata e tij me Arsenalin skadon në muajin qershor.