“Inter është përmirësuar shumë këtë sezon”

“Inter është përmirësuar shumë këtë sezon”

Aaron Ramsey paralajmëroi Juventusin për kërcënimin që do të sjellë ish-shoku i skuadrës, Alexis Sanchez.

Ramsey dhe Sanchez mund të përballen kundër njëri-tjerit këtë të shtunë në San Siro. Ata ishin shokë skuadre për tre sezone në Arsenal.

Që kur iu bashkua Interit nga Manchester United, sulmuesi kilian, Sanchez ka bërë tri paraqitje në Seria A dhe ka shënuar një gol. Ndërsa, Ramsey shënoi golin e tij të parë për Juventusin javën e kaluar.

“Inter është përmirësuar shumë këtë sezon. Ata kanë disa lojtarë të shkëlqyer, përfshirë një që e njoh shumë mirë nga koha ime te Arsenali. Duhet të jemi të vetëdijshëm për të dhe lojtarët e tjerë që ata kanë”, tha mesfushori i Juventusit.

Të dielën Interi e pret në San Siro Juventusin. Ndeshja fillon në ora 20:45./21Media