Juventusi kualifikohet në Ligën e Kampionëve

Juventusi kualifikohet në Ligën e Kampionëve

Mesfushori i Juventusit, Aaron Ramsey i ka kërkuar falje Ronaldos, pasi ia “vodhi” golin në ndeshjen kundër Lokomotiv Moscow.

Të mërkurën, Juventusi mposhti skuadrën ruse me rezultat 2:1. Në minutën e tretë Ronaldo gjuajti nga një goditje dënimi, mirëpo derisa topi po hynte në gol, uellsiani arriti t’ia “vjedhë” golin.

Në një intervistë pas ndeshjes, mesfushori ka thënë se i ka kërkuar falje pesë herë fituesit të Topit të Artë.

“Mendova se portieri ishte më afër meje dhe kishte mundësi ta hiqte nga porta. Kështu që instinktivisht u sigurova të hynte në gol. I kërkova falje Cristiano-s”, tha ai.

Juventusi është kualifikuar në Ligën e Kampionëve, pasi në katër ndeshje ka grumbulluar dhjetë pikë./21Media