I pari i AAK-së thotë se gjithçka është shterrur dhe më 27 do të jetë vetëm vendimi

I pari i AAK-së thotë se gjithçka është shterrur dhe më 27 do të jetë vetëm vendimi

Ish kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se beson që procedurat dhe çdo gjë tjetër është konsumuar në lidhje me ndalimin e tij në Francë.

Haradinaj në një intervistë për RTV21, tha se vendimi dihet dhe do të jetë refuzim ndaj palës serbe dhe nuk beson se mund të ekstradohet në Serbi.

“E para është se unë e njoh juridiksonin serb mbi mua, do të jetë refuzim. E kanë përdorë këtë praktikë edhe më heret. Mirëpo, është e papërfillshme. Më 27 prill është vetëm vendimi“, tha Haradinaj.

Ai mendon se drejtësia franceze është ndikuar nga Serbia, pasi siç thotë i pari i AAK-së as Gjermanias, Anglia as edhe një shtet tjetër nuk i njohin fletarrestet e Serbisë, por vetëm vendimin e Hagës, shkruan rtv21.tv.

Ramush Haradinaj, ndër të tjera tha se nuk presim mirë prej Serbisë, mirëpo, duke shtuar se “Beogradi zyrtar nuk ka kurrëfar vlefte për mu”.

Ai u shpreh se gjendja e tij është e mirë ani pse ka vuajtje, lodhje dhe inate por, siç tha Haradinaj, nëse kthehemi prapa duke e kujtuar sakrificën e familjes Jashari, pastaj vuajtjet e Adem Demaçit ai thotë se kjo mbajtje nuk është asgjë.

Më 6 prill, vendimi për lirimin e Ramush Haradinajt është shtyer nga Gjykata e Francës deri më 27 të këtij muaji./21Media