A do ta ndajnë postin e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli?

Lidhur me këtë AAK ka dhënë një përgjigjje

Disa media, duke u cituar në burime të pa-konfirmuara kanë theksuar se në rast të fitores së kualicionit PDK-AAK-NISMA, posti i Kryeministrit të Kosovës për legjislaturën 2017-2021 do të ndahet mes Ramush Haradinaj dhe Kadri Veselit, ku secili prej tyre do të mbajë nga dy vjet postin e Kryeministrit dhe gjatë mandatit do të riformatojë qeverinë dhe kabinetin e vet qeveritar.

Por RTV21 ka kontaktuar me zëdhënësin e AAK , Muharrem Nitaj, i cili ka mohuar kategorikisht këtë, duke e vlerësuar si spekulim ordiner.

“Jo nuk do ta ndajnë. Ky është spekulim ordiner” tha ai.

Ramush Haradinaj është nominuar zyrtarisht si kandidatë për kryeministër të Kosovës nga koalicioni PDK-AAK-NISMA./21Media

Back to top button