Kabashi kryesisht do të jetë i fokusuar në fushën e ekonomisë

Kabashi kryesisht do të jetë i fokusuar në fushën e ekonomisë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e ka emëruar Këshilltar të Jashtëm Politik, Lulëzim Kabashin. Ai këtë e ka njoftuar përmes një postimi në Facebook.

“Emërova sot Lulzim Kabashin, Këshilltar të Jashtëm Politik, në veçanti për fushën e ekonomisë, me fokus rajonin e Prizrenit.”, ka shkruar Haradinaj.

Ndërkohë me 29 mars detyrën si këshilltar kryesor i kryeministrit Haradinaj e ka lënë Avni Arifi. Ai është emëruar si Ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe./21Media