Ramush Haradinaj reagoi për padinë e Edi Ramës

Haradinaj thotë se do të përgadis përgjigje në padi

Kryeminsitri në detyrë, Ramush Haradinaj ka reaguar pas padisë së bërë në Gjykatë nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Përmes një postimi të bërë në Facebook Haradinaj ka thënë se ai sipas ligjit, do të përgadis përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore.

“Padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diverzion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë. Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë”, ka shkruar Haradinaj.

Padia e Ramës, të cilën e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, të mërkurën, është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Me pretendimet se Haradinaj ka shpifur me deklarimet e tij ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama kërkon kompensim të dëmit.

Padia e Edi Ramës, e cila përmban mbi 30 faqe, pretendon se Haradinaj ka shpifur ndaj Ramës, për deklaratat e tij që i ka dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve. /21Media

 

Back to top button