Haradinaj: Letërsia shqiptare kanë humbur një kolos të plejadës së shkrimtarëve të rrallë

Haradinaj: Letërsia shqiptare kanë humbur një kolos të plejadës së shkrimtarëve të rrallë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e shkrimtarit, Fatos Arapi.

I pari i Qeverisë ka thënë se kultura, bota intelektuale dhe letërsia shqiptare kanë humbur një kolos të plejadës së shkrimtarëve të rrallë.

“ Fatos Arapi, krijuesi shumëdimensional, përpos që pasuroi fondin e letërsisë sonë me vepra të pavdekshme, përçoi vlerat letrare të botës shqiptare përtej kufijve kombëtar. Ngushëllime familjes, komunitetit të shkrimtarëve, miqve dhe lexuesve të shumtë!”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Fatos Arapi ndërroi jetë sot në moshën 88-vjeçare. Shkrimtari qe 10 vite po vuante nga hemorragjia celebrale./21Media