Haradinaj publikoi disa imazhe të bukura

Haradinaj publikoi disa imazhe të bukura

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj dhe bashkëshortja e tij, Anita Muçaj – Haradinaj, janë në mesin e çifteve më të përfolura në vend. Ndonëse kanë 15 vite martesë, dashuria e tyre vetëm se po rritet, e lirisht mund të themi se janë shembull që duhet ndjekur.

Sot, ata ishin të pranishëm në dasmën e një miku të tyre. Haradinaj solli disa imazhe të bukura, ku të dy shfaqen të lumtur pranë çiftit dhe po shkëlqejnë, shkruan rtv21.tv

“Me Anitën, në dasmën e familjes së nderuar Çeku, të rrethuar me miq të mirë. Aulonës dhe Arbërit, shumë urime për martesën, qofshin të lumtur dhe iu priftë e mbara në jetën bashkëshortore!”, shkroi ai krahas fotografive.

Ramushi dhe Anita kanë tre fëmijë, Trimin, Hanën dhe Gjinin./21Media