Foto të familjes Haradinaj me futbollistin kosovar

Foto të familjes Haradinaj me futbollistin kosovar

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me bashkëshorten e tij, Anita Muçaj-Haradinajn kanë përcjellur dje ndeshjen Kosovë-Çeki.

Së bashku me ta, të pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri” ishin edhe fëmijët e tyre. Krahas përcjelljes së ndeshjes, familja Haradinaj ka takuar futbollistin e njohur kosovar, Milot Rashicën, shkruan rtv21.tv

Këtë përmes postimeve në rrjete sociale e ka bërë të ditur Anita, e cila ka publikuar edhe fotografi me futbollistin.

Kombëtarja e Kosovës dje e ka fituar përballjen e sotme ndaj kombëtares Çeke, me rezultat 2:1. Kujtojmë që Kosova në 15 ndeshjet e fundit nuk ka asnjë humbje. Ndeshjen radhës Kosova do ta luajë kundër Anglisë, më 10 shtator./21Media