Trajneri i ri i skuadrës londineze do të ketë një mision të vështirë para vetes

Trajneri i ri i skuadrës londineze do të ketë një mision të vështirë para vetes

Claudio Ranieri dje është zyrtarizuar si trajner i ri i Fulham, ekipit që mbanë vendin e fundit në Premier Ligë.

Italiani tashmë ka nisur punën me skuadrën dhe qysh tash i ka vënë syrin mbrojtësit të Liverpoolit, Joel Matip.

Kamerunasi po luan pak këtë sezon në skuadrën e Jurgen Klopp dhe një ofertë joshëse nga Fulham mund ta bind atë që të transferohet në Londër.

Fulham ka mbrojtjen më të dobët në ligë, pasi në 12 ndeshje ka pësuar plot 31 gola.