Trajneri i Nantes, Claudio Ranieri, është i lidhu me një rikthim në Ligën Premier te Tottenham Hotspur

Trajneri i Nantes, Claudio Ranieri, është i lidhu me një rikthim në Ligën Premier te Tottenham Hotspur

Italiani ka një eksperiencë të madhe në Ligën Premier, ku e kishte fituar titullin me Leicester Cityn në vitin 2016.

Ai e kishte menaxhuar me sukses edhe klubin e Chelseas. Është presidenti i Nantes, Waldemar Kita, që për gazetën “Press Ocean” ka thënë se trajneri mund të vazhdojë në Britani sezonin e ardhshëm.

Pretendohet se edhe një nga ndihmësit e tij ka hapur fjalë që trajneri italian nuk do të jetë në klub me të sezonin e ardhshëm.

Sipas gazetës, Ranieri është në bisedime me Spursat.Kjo pasi Mauricio Pochettino ka gjasa të largohet në verë.

Ranieri në Itali ka drejtuar klube të mëdha si Juventus, Inter dhe Roma.