Trajneri italian aktualisht është i papunë, që nga largimi prej Nantes

Trajneri italian aktualisht është i papunë, që nga largimi prej Nantes

Rezultatet aspak të mira në këto tetë javë kampionati kanë lëkundur pozitën e Slavisha Jokanoviqit në krye të Fulhamit.

Pasardhës i tij mund të jetë italiani Claudio Ranieri.

Drejtuesit e klubit anglez, në rast të një shkarkimi të Jokanoviqit, mendojnë të rikthejnë në Premier Ligë pikërisht italianin, i cili njihet mirë në Angli, pasi në sezonin 2015-2016 u shpall kampion me skuadrën e Leicester City.

Momentalisht Fulhami renditet në vendin e 17 me vetëm pesë pikë të grumbulluara.

Claudio Ranieri në sezonin e fundit drejtori skuadrën franceze të Nantes, por në përfundim të kampionatit klubi në fjalë vendosi të ndërpresë bashkëpunimin me të.