Kush me kënd ka më shumë afirmitet?

Kush me kënd ka më shumë afirmitet?

Ditëve të fundit akutale në media ishin debatet publike ndërmjet politikanëve nga Shqipëria me ata nga Kosova, mospajtime pati mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës dhe atij të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ky i fundit ka deklaruar se Rama bashkë me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi i kanë ushtruar presion Haradinajt që ta heq taksën, shkruan rtv21.tv.

Lidhur me marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kosovës u diskutua sot në emisionin Click” në RTV 21.

Ish- ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka problemet midis politikanëve të Shqipërisë dhe Kosovës i cilësoi si diçka jo të re.

Ai përmendi raportet e Mbretit Ahmet Zogu me Hasan Prishtinën për të cilët tha se ishin kundërshtarë politik.

Tutje foli edhe për raportet e Enver Hoxhës me Fadil Hoxhën.

Ndërsa sa i përket udhëheqësve të sotëm të Shqipërisë dhe Kosovës, Lauka tha se Thaçi ka afirmitet me Ramën ndërsa Haradinaj me presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën.

“Mendoj që në rast se këto lidhje orientohen nga përkatësitë partiake, për mua është shumë e gabuar. Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kosovës nuk duhet të konsiderohen të tilla. Ato janë dy shtete vëllezër natyrisht, por të pavarura dhe sovrane dhe zhvillimi i tyre është interes strategjik i dy palëve këtu partitë nuk duhet të kenë punë”, tha Lauak.

Ai shtoi se këto incidente janë të lidhura me interesa të çastit./21Media