Raportet SHBA-BE prioritare

Raportet SHBA-BE prioritare

Duke komentuar rrethanat e krijuara pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga marrëveshja bërthamorë më Iranin. Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se pavarësisht nga të gjitha vështirësitë që i kemi këto ditë, marrëdhënia transatlantike është dhe mbetet kryesore,” Por, Merkel ka shtuar se kjo marrëdhënie transatlantike gjithashtu duhet të jetë në gjendje të ballafaqohen me dallimet në opinion, sidomos me ato të cilat i shohim këto ditë me tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore me Iranin”

Merkel ka thënë se nuk është e drejtë të anulohet një marrëveshje e negociuar për më shumë se një dekadë dhe se këtë qëndrim e kanë edhe Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania së bashku me vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

“Kjo nuk do të thotë që ne mund të jemi të kënaqur me atë që Irani po bën . Duhet të flasim më shumë rreth programit të raketave balistike dhe ndikimit të Iranit dhe Hezbollahut në Siri”- ka thënë Kancelarja Merkel për të shtuar se është më e lehtë të vazhdojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin dhe mund të flasin më mirë nëse qëndrojnë në këtë marrëveshje “./21Media