Remzie Osmani foli për portalet, raportin ndërmjet Shkurtës e Shyhretës dhe për politikë

Remzie Osmani foli për portalet, raportin ndërmjet Shkurtës e Shyhretës dhe për politikë

Këngëtarja e njohur kosovare, Remzie Osmani sonte në ‘’Kojshia Show’’, tha se disa  portale në vendin tonë po e teprojnë paksa, e sidomos u shpreh ajo kur titulli nuk ka të bëjë asgjë me tekstin që ka brenda. ‘’Jonë do tituj që s’kanë të bëjnë fare me atë që ka brenda’’, tha këngëtarja.

Ajo madje tha se shoqet i kanë thënë se pse nuk po i dënon për një gjë të tillë, por u shpreh se nuk dëshiron të merret me ta.

E pyetur për raportin e Shyhretes me Shkurtën, Remzia tha se prapë janë mirë, por u shpreh se nuk e din dhe nuk është diçka e madhe dhe që  arsyetohet. ‘’Po kaniher njeriu me fëmijun e vet del në tealshe e le ma me shok e shoqe, e  arsyetojmë, nuk është diçka e madhe’’, tha Osmani, shkruan rtv21.tv

Ndër të tjera, këngëtarja foli edhe për politikën, ku paksa me shaka tha se po të hapnin një parti që siç e quajti ajo ‘’Partia e bilbilave të Kosovës’’ do të fitonin duke thënë se të gjithë do të shkonin me to. Ajo po ashtu tha se vite më pare  ka pasur ofertë nga një parti politike, që të punojë në komunë, por që e ka refuzuar. ‘’Për fushta kam shku disa herë me këndu, po nuk shkoj ma. Artisti nuk duhet me anu as anej as knej’’, u shpreh këngëtarja.

Ndryshe, Remzie Osmani është një ndër zërat më të dëgjuar të muzikës popullore në vend dhe më gjerë./21Media