Raporti për sistemin e tarifave të energjisë elektrike, termike dhe të ujësjellësit

Raporti thotë se dizajni i procesit për përcaktimin e tarifave nuk po zbatohet plotësisht në disa raste

Zyra Kombëtare e Auditimit prezantoi raportin e auditimit të performancës “Sistemi i përcaktimit të tarifave të energjisë elektrike, termike dhe atyre të ujësjellësit”.

Sipas këtij raporti përkundër progresit të arritur nga rregullatorët në procesin e përcaktimi të tarifave të auditimit ka konkluduar se ka disa mangësi që ndikojnë në saktësinë e tarifave të aprovuara dhe rrezikojnë që të njëjtat të mos jenë të përcaktuara drejtë.

Ndihmësauditorja e përgjithshme, Vlora Spanca tha se rregullatorët kanë arritur rezultate të mira në dizajnimin e procesit të metodologjisë, të përshtatshme për përcaktimin e tarifave duke u bazuar në rregullore dhe procedura sipas të cilave përcaktohen, shqyrtohen dhe zbatohen tarifat për shërbime publike.

Raporti thotë se dizajni i procesit për përcaktimin e tarifave nuk po zbatohet plotësisht në disa raste. Madje sipas raportit rregullatorët dhe ofruesit e shërbimeve publike nuk kanë zhvilluar një proces të identifikimit të sasisë se konsumuar të shërbimeve nga konsumatorët të cilët janë të liruar nga pagesa e shërbimeve publike për t’u kompensuar nga autoritetet përkatëse.

Spanca, duke iu referuar raportit të auditorit, tha se përkundër përpjekjeve për të aplikuar mirë metodologjinë për përcaktimin e tarifave sistemi ekzistues nuk ka siguruar se tarifat janë caktuar siç duhet.

Udhëheqësja e Departamentit të Auditimit të Performancës, Myrvete Gashi tha se periudha e auditimit ka qenë gjatë vitit 2017/2018 për tarifat e energjisë elektrike dhe termike është analizua zyra e rregullatorit të energjisë elektrike dhe ngrohtorja e Prishtinës dhe Gjakovës derisa për tarifat e ujit fushëveprimi është përqendruar tek ofruesit e shërbimeve të ujit KRU Mitrovica pasi qe merr subvencione nga qeveria, KRU “Prizreni”, “Gjakova”.

Back to top button