Personat ishin larguar nga shtëpia

Personat ishin larguar nga shtëpia

Policia e Kosovës sot ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar dy persona të zhdukur.

Njëri person është raportuar në Pejë e tjetri në Prishtinë, shkruan rtv21.tv.

“Ankuesi mashkull K- shqiptar raporton se vëllai i tij viktima mashkull K- Shqiptar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, ka njoftuar policia duke shtuar se personi nga Peja është zhdukur që nga 24 tetori i këtij viti.

Ndërsa një vajzë nga Prishtina ka raportuar dje rreth orës 13:00 në polici, se motra e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Policia e Kosovës për portalin rtv21.tv ka bërë të ditur se 132 raste janë raportuar si “Person i Zhdukur” për periudhën kohore 01.01.2019 – 31.07.2019./21Media