Raportohet për parregullsi në Hajvali

Një poster zgjedhor është vendosur afër Shkollës “Shkëndija” në Hajvali në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme

Në Shkollën “Shkëndija” në Hajvali, një poster zgjedhor është vendosur menjëherë pas rrethojave të saj, raporton kallxo.com

Në këtë shkollë do të votohet sot, pasi aty ndodhet qendra e votimit 1927E.

Sipas ligjit për zgjedhjet nuk lejohen posterë e prapagandë zgjedhore në perimetrin prej 100 metrave nga qendrat e votimit.

Back to top button