Serge Ibaka dhe Kyle Lowryn, ishin koshashënuesit më të mirë me nga 24 dhe 21 pikë

Loading...

Serge Ibaka dhe Kyle Lowryn, ishin koshashënuesit më të mirë me nga 24 dhe 21 pikë

Toronto Raptors, kryesuesit e Konferencës së Lindjes, treguan forcën ndaj Los Angeles Clippers, duke triumfuar në “Staples Center” 123-99.

Gjashtë basketbollistë të skuadrës kanadeze realizuan pikë dyshifrore secili, me spanjollin, Serge Ibaka dhe Kyle Lowryn, që ishin koshashënuesit më të mirë me nga 24 dhe 21 pikë.

Houston Rockets rikthehen më në fund te fitorja, duke mposhtur 111-104 Portland Trail Blazers, rezultat që gjithsesi, mbetet thjeshtë një shkëndijë në ecurinë zhgënjyese të këtij sezoni.

Të udhëhequr nga James Hardem, që realizoi në total 29 pikë, Rockets e bënë të pavlefshme paraqitjen e mirë të Damien Lillard, që edhe pse rezultoi më i miri mbi parket me 34 pikë.

San Antonio Spurs shkatërron ekipin më të dobët në Konferencën e Perëndimit, Phoenix Suns. 111-86 përfundoi ky takim, me skuadrën nga Teksas që dominoi nga fillimi e deri në fund.

Për San Antonion më i miri ishte Forbes, me 24 pikë e 11 kërcime, i ndihmuar edhe nga LaMarcus Aldrigde, që shtoi 18 pikë të tjera.