Raptors në formë fantastike

Raptors në formë fantastike

Skuadra kanadeze vazhdon me formë fantastike në këtë stinor. Ndeshja kryesore e mbrëmjes në NBA ishte ajo në mes Golden State Warriord dhe Toronto Raptors në Oracle Arena.

Raptors ndërprenë serinë pozitive të Warriors, duke fituar me rezultatin 113-93, ku përcaktuese ishte pjesa e parë e përballjes, me skuadrën kanadeze që siguroi një avantazh prej 18 pikësh, të cilin e mbajti deri në fund.

Ndonëse pa Kawhi Leonard, te Raptors shkëlqyen Kyle Lowry me 23 pikë e 12 asistime dhe Serge Ibaka me 20 pikë e 12 kërcime. Në krahun tjetër Kevin Durant ishte realizatori më i mirë me 30 pikë, por nuk pati mbështetje të mjaftueshme nga yjet e tjerë të Warriors.

Ndeshje dramatik mes Washingotn Wizards dhe Boston Celtics e cila u vendos vetëm pas vazhdimeve. Ishte skuadra nga Bostoni ajo që triumfoi si mysafir me rezultat 130-125, pas një paraqitje fantastike të Kyrie Irving i cili shënoi 38 pikë.

New Orleans Pelicans, falë formës se jashtëzakonshme të Anthony Davis, mposhti 118-114 Oklahoma City Thunder.

Ylli i Pelicans e mbylli takimin me statistika të frikshme, plot 44 pikë e 18 kërcime. Nuk mjaftuan 25 pikë dhe 11 kërcime të Paul George për Thunder, që para kësaj ndeshjeje kishin një ecuri pozitive prej katër fitoresh dhe vetëm një humbjeje.