Kontrata e Rashford me United skadon në verën e vitit 2020

Kontrata e Rashford me United skadon në verën e vitit 2020

Marcus Rashford është gati për të firmosur kontratë të re 6-vjeçare me Manchester United.

Me këtë kontratë, Rashford do të bëhet një ndër lojtarët më të paguar te “djajtë” me 200 mijë paund në javë.

Sulmuesi anglez, kaloi nëpër disa momente të vështira kur skuadra drejtohej nga Jose Mourinho, por me ardhjen e Solskjaer, 21-vjeçari është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm.

Kontrata aktuale e Rashford me United skadon në verën e vitit 2020 me mundësi shtyrje edhe për një tjetër vit.