Rashica solli fitoren e Werderit

Rashica solli fitoren e Werderit

Futbollistët e Werder Bremenit kanë shënuar fitore si mysafir sonte në përballje me Wolfsburg. Futbollisti kosovar, Milot Rashica solli Werderin në epërsi me golin e shënuar në minutën e 13-të nga penalltia, të cilin e festoi duke bërë shqiponjën me duar.

Weghorst në minutën e 36-të solli gëzimin e tifozëve vendës në “Wolkswagen Arena”, duke barazuar shifrat në 1:1.

Gëzimi i vendësve nuk zgjati më shumë se tre minuta dhe Bittencourt solli mysafirët në epërsi prej 2:1, me të cilin rezultat përfundoi edhe pjesa e parë e takimit.

William barazoi për 2:2 me golin e shënuar në minutën e 73-të, ndërsa fitoren skuadrës mysafire ia siguroi Milot Rashica me golin e tij të dytë në këtë ndeshje, në minutën e 83-të nga penalltia.

Werder është i pamposhtur në shtatë ndeshjet e fundit kundër Wolfsburg, duke shënuar pesë fitore dhe dy barazime. Humbjen më të thellë Werderi nga Wolfsburg e ka pësuar në nëntor të vitit 2015 me rezultat 6:0.

Pas 13 xhirosh, Werder renditet në pozitën 12 në tabelë me 14 pikë.