Kosova humbi ndaj Çekisë me rezultatin 2:1

Kosova humbi ndaj Çekisë me rezultatin 2:1

Kombëtarja e Kosovës mbrëmë ka humbur shanset që të kualifikohet nga faza e grupeve në Kampionatin Evropian 2020.

Dardanët humbën në Plzen ndaj Çekisë me rezultatin 2:1, golin e vetëm për Kosovën e shënoi, Atdhe Nuhiu.

Pas kësaj humbje, sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica përmes një postimi në Instagram, është shprehur se ende është e vështirë për ta pranuar humbjen e mbrëmshme.

Karshi kësaj, Rashica ka falënderuar të gjithë për përkrahjen, shkruan rtv21.tv

”Ende është e vështirë për ta pranuar rezultatin e mbrēmshëm! Përkundër kësaj, ka qenë një rrugëtim i suksesshem dhe me mbeshtetje të jashtëzakonshme nga tifozët tanë dhe gjithë shteti ynë. Le ta përfundojmë në mënyrën më të mirë të mundshme! FALEMINDERIT”, shkroi Rashica në Instagram.

 Kujtojmë se, Kosova të dielën e pret Anglinë për ndeshjen e radhës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /21Media