Në garë me Rashicën janë gjashtë lojtar

Në garë me Rashicën janë gjashtë lojtar

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës që është pjesë e skuadrës së Bundesligës Werder Bremen, Milot Rashica është në mesin e gjashtë futbollistëve të nominuar për t’u zgjedhur lojtari i muajit nëntor në Bundesligë.

Bashkë me Rashicën në garë janë, Marcel Sabitzer i Leipzigut, Timo Werner i Leipzigut, Patrick Herrmann i Monchengladbachut, Philipp Max i Augsburgut dhe Christopher Nkunku i Leipzigut

Këtë e ka bërë të ditur skuadra e Bremenit në rrjetet sociale, ku ka kërkuar votën për Rashicen.

 “Ka ardhur koha t’ia rritni vlerësimin, @EASPORTSFIFA. Raketa jonë, Milot Rashica, është nominuar për çmimin Lojtari i Muajit në Bundesligë për muajin nëntor”, shkruan faqja zyrtare e Bremenit.


Lojtarin nga Kosova në këtë garë mund ta votoni në këtë link.

Lojtar i muajit tetor është shpallur Serge Gnabry i Bayern Munichut. /21Media