“Jemi në nivelin më të ulët të marrëdhënieve serbo-serbe"

“Jemi në nivelin më të ulët të marrëdhënieve serbo-serbe”

Nenad Rashiq nga radhët e koalicionit mes disa partive të serbëve të Kosovës, “Sloboda”, tha se qeveria e Serbisë i ka detyruar serbët e Kosovës të votonin për Listën Serbe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

“Kanë kërcënuar se secili që nuk voton Srpskan, e humb rrogën, e humb pensionin”, tha Rashiq.

Ai deklaroi se serbët e Kosovës janë përballur me “kërcënime direkte” nga ministrat e qeverisë serbe.

“Jemi në nivelin më të ulët të marrëdhënieve serbo-serbe”, u shprehu Rashiq në T7.