Rastet e hepatitit misterioz të fëmijëve rriten, raportohen 429 nga OBSH-ja

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) raportoi të martën se 429 raste të hepatitit akut tek fëmijët janë zbuluar tashmë në botë, nga të cilat shumica janë diagnostikuar në vendet evropiane.
Megjithëse kanë paralajmëruar se “çdo ditë numrat po ndryshojnë”, deri më sot gjashtë fëmijë kanë vdekur dhe rreth 26 kanë nevojë për transplantim të mëlçisë, shumica e tyre nën 5 vjeç, përcjell portali rtv21.tv
Në mënyrë të ngjashme, OBSH shpjegoi se 15% e rasteve të hepatitit akut kanë kërkuar shtrimin në spital ose në një njësi të kujdesit intensiv (ICU). “Ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje vendeve anëtare që të hetojnë dhe raportojnë të dhënat,” theksoi ai.
OBSH u informua për herë të parë më 5 prill për 10 raste në Skoci të zbuluara te fëmijët nën 10 vjeç.
Nga Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thanë ditët e fundit se po hetonin 109 raste, nga të cilat pesë vdekje janë raportuar.
OBSH e përshkruan shpërthimin e inflamacionit të rëndë të mëlçisë si hepatit akut me origjinë të panjohur tek fëmijët e vegjël.
Viruset e zakonshme të hepatitit nuk janë regjistruar në asnjë prej rasteve, sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe OBSH-në.

Back to top button