Gjendja e të helmuarve është stabile, nesër priten rezultatet laboratorike

Gjendja e të helmuarve është stabile, nesër priten rezultatet laboratorike

Gjendja shëndetësore e personave të cilët u helmuan gjatë verifikimit të votave nga Serbia është stabile, ka bërë të ditur drejtoresha e klinikës Infektive , Lindita Ajazaj-Berisha. Ndërkohë gjatë ditës presidenti Hashim Thaçi është takuar me kryetaren e KQZ-së, Valdete Dakën, Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezin dhe Drejtorin e AKI-së, Shpend Maxhunin, të cilët e kanë informuar për rezultatet e hetimeve. Verifikimi i votave nga Serbia është pezulluar deri në përfundimit të hetimeve, ku janë përfshirë edhe ekspertët ndërkombëtarë./21Media