"Nuk kisha guxu me besu"

“Nuk kisha guxu me besu”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është deklaruar rreth videoincizimeve në rastin e fajdes, në të cilën përmendet partneri i tij i koalicionit, Kadri Veseli.

Haradinaj ka thënë se është herët që të gjykohet një deklaratë të tillë dhe sipas tij duhet një gjykatë ose instancë që të vërtetojë kredibilitetin e kësaj deklarate.

“Kredibilteti i deklaratave duhet me u vërtetu se është herët. Të gjithë kemi njerëz që na duan, e s’na duan. Është herët me e gjyku një deklaratë të këtillë, duhet një gjykatë ose instancë me e vërtetu kredibilitetin, sa qëndron a është e vërtetë a s’është. Gjykata e jepin verdiktin e tillë. Nuk kisha guxu me besu”, ka deklaruar Haradinaj.

Sot gjatë ditës Veseli ka deklaruar se nuk ka lidhje me këtë rast dhe as me personat e përfshirë. Veseli ka deklaruar se nëse del se ai është i përfshirë në këtë rast, do të japë dorëheqje.

Në një xhirim të publikuar mbrëmë nga KTV, një person, Kadri Rexhepi, përmend emrin e Kadri Veselit, duke aluduar se ai ka marrë 200 mijë euro në një rast që ka të bëjë me ndërtimin e një spitali në Prishtinë./21Media