Burim Rrustemi, Prokurori i Prokurorisë Speciale sot në Prokurorinë e përgjithshme, do të deklarohet lidhur me rastin “Reket”

Burim Rrustemi, Prokurori i Prokurorisë Speciale sot në Prokurorinë e përgjithshme, do të deklarohet lidhur me rastin “Reket”

Ai është ftuar nga Prokurorët për të dëshmuar “reketimin” e 1.5 milion eurove nga biznesmeni Orce Kamçev, para të cilat shkuan tek shoumeni “Boki 13” dhe një Zoran Milevski Kiçeec, biznesmen, të cilët Kamçevit i kishin premtuar se do ta hiqnin nga procesi i ndjekjes nga Prokuroria Speciale për rastin e koduar “Perandoria”.

Rrustemi javën e kaluar u përmend nga kolegia e tij Lile Stefanova, e cila tha se bashkë me të kishin përgatitur lëndën për rastin “Perandoria”, por se në fund gjithçka kishte vendosur kryeprokurorja speciale Katica Janeva.

“Më 16 prill të vitit 2019, në zyrën e Katica Janevës, u mbajt takim mes neve prokurorëve të PSP-së në të cilin ajo na i kumtoi disa vendime për rastin “Perandoria” dhe “Banka Postare”. Na u dha urdhër që më së voni më 6 maj të vitit 2019, ti dorëzojmë raporte për dëmin e shkaktuar ndaj buxhetit të shtetit në të dy rastet e që të dyshuarit duhet t’ia paguajnë shtetit. Pastaj lëndët duhej të mbylleshin dhe të dyshuarit nuk duhet të shkonin në burg. Megjithatë unë me prokurorin Burim Rrustemi vazhduam me përpilimin e raportit dhe përpos dëmit të shkaktuar apo paratë që duhej ti paguanin të dyshuarit, kishim shënuar edhe dënimet eventuale me burg që janë në pajtueshmëri me Kodin Penal” ka shpjeguar Stefanova./21Media