MASHT: Shkollat nuk janë hapësira për aplikimin e asnjë lloj ideologjie

MASHT: Shkollat nuk janë hapësira për aplikimin e asnjë lloj ideologjie

Pas publikimit të fotografisë së një arsimtari me nxënësit e një shkolle fillore në Prizren duke bërë përshëndetje ushtarake së bashku me flamurin e Turqisë reagoi Ministria e Arsimit duke e dënuar ashpër këtë rast! Shkollat nuk janë hapësira për aplikimin e asnjë lloj ideologjie dhe abuzimi me fëmijët është në kundërshtim me konventat ndërkombëtare dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë thuhet në reagimin e kësaj ministri e cila ka kërkuar nga Inspektorati i Arsimit ta hetojë këtë rast./21Media